Hospitality & Turizëm
Recruit Albania ofron zgjidhje rekrutimi për hotele, restorante, resorte, bare, kompani turistike dhe biznese të tjera që operojnë në sektorin e hotelerisë dhe turizmit.
Në një sektor ku shërbimi ndaj klientit është vendimtar, ne ndihmojmë bizneset të gjejnë staf profesional, të sjellshëm, të trajnuar dhe të gatshëm për të punuar në ambiente dinamike.
Pozicionet që mbulojmë
-
Shef kuzhine (Head Chef / Sous Chef / Chef de Partie / Pastry Chef)
-
Ndihmës Kuzhine
-
Bartender/Barista
-
Kamariere
-
Pjatalarës
-
Recepsionist/Hostess
-
Menaxher Hoteli/Restoranti
-
Punonjës pastrimi / Mirëmbajtës ambientesh
Përse të besoni Recruit Albania për sektorin e hospitality dhe turizëmit?
Turizmi dhe hoteleria në Shqipëri dhe në rajon kanë një sezonalitet të lartë dhe shpesh kërkojnë staf që të përshtatet shpejt me punën. Një kamarier, kuzhinier apo recepsionist nuk vlerësohet vetëm për aftësitë profesionale, por edhe për mënyrën si sillet me klientët, gjuhët e huaja që flet dhe gatishmërinë për të punuar me turne të zgjatura gjatë sezonit. Ne e njohim mirë këtë dinamikë dhe e përfshijmë në procesin tonë të përzgjedhjes.
Për hotelet, ofrojmë zgjidhje edhe për pozicione drejtuese, si menaxherë hoteli apo restoranti. Për bizneset më të vogla ose sezonale, mund të sigurojmë ekipe të plota brenda një kohe të shkurtër. Kur tregu vendas nuk e mbulon kërkesën, ofrojmë edhe punonjës të huaj, së bashku me mbështetje të plotë për lejet e punës dhe dokumentacionin e nevojshëm.
Kemi partneritete afatgjata me disa nga emrat më të njohur të hotelerisë dhe sektorit HoReCa në vend. Kjo na ndihmon të kuptojmë nga afër standardet dhe kërkesat e industrisë. Kjo na ndihmon të njohim nga afër standardet dhe kërkesat e këtij sektori.